HomePolitikë

Çka ka në tavolinën e tij Vuçiq për shqiptarët?

Me rastin e deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se të gjitha pakicat, përfshirë shqiptarët, duhet të hyjnë në Qeveri, ka reagu

Kamberi: “Bota serbe” nuk është projekt kulturor por politik
Kamberi:Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë
Lajçaku pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Të drejtat e minoriteteve, kyçe në procesin e integrimit evropian

Me rastin e deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se të gjitha pakicat, përfshirë shqiptarët, duhet të hyjnë në Qeveri, ka reaguar deputeti Shaip Kamberi, duke thënë për „ Bujanovaçke“ se qeveria ka bllokuar dialogun me shqiptarët”.
„ Nëse vërtetë dëshiron një dialog me shqiptarët, atëherë presidenti duhet ta dijë se mënyra e vetme për dialog është të bisedojë me përfaqësues të ligjshëm dhe politikë të shqiptarëve, thotë Kamberi, i cili është shefi i grupit parlamentar të Grupit „Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak „.
Ai shton se letra me kërkesat e shqiptarëve është në tavolinën e Vuçiqit.
„ Bëhet fjalë për zhbllokimin e dialogut nga viti 2013. Qeveria është ajo që bllokoi dialogun me shqiptarët“, pohon Kamberi.
„ Përsëri, ne ndeshemi me logjikën që pakicat mund të jenë zyrtarisht në një ministri, por të mos integrohen në shoqëri. Ky është një sinjal që ata nuk na konsiderojnë të barabartë „, thotë Kamberi.
Ndryshe, presidenti Vuçiq gjatë që paraqitjeje para qytetarëve në mëngjesin e sotëm kishte deklaruar se do të bisedojë me ministen Gordana Çomiq për inkuadrimin e shqiptarëve në ministrinë që ajo drejton.
„ Edhepse ka të tillë që nuk e donë shtetin e tyre, ka shqiptarë që mund të jenë të gatshëm për bashkëpunim“, ishte shprehur ndër të tjera Vuçiq.

COMMENTS