HomeNë fokus

Kryediplomati Cakaj takon kryetarin e Bujanocit

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, kaa takuar sot kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi. Përmes një postimi në Facebook, Cakaj ka theksuar se me Arif

Doza e tretë e vaksinës nga nesër, qytetarët do të marrin SMS dhe e-mail me udhëzime
Analiza e redaktorit: “Zhvendosja e serbëve të Kosovës në Sanxhak” dhe fati i shqiptarëve të Luginës
Mustafi përgjigjet rreth konkursit për mjetet e Kosovës


Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, kaa takuar sot kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi.
Përmes një postimi në Facebook, Cakaj ka theksuar se me Arifin kanë diskutuar për çështjen e personave të pasivizuar nga regjistri civil si dhe për ngritjen e faktorit politik në Luginë.
Ministri Cakaj e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm koalicionin shqiptar në Bujanoc, ngjashëm me atë që garoi në zgjedhjet republikane.

Postimi i krydiplomatit Gent Cakaj:

Kënaqësi e veçantë, sot, takimi edhe me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi !
Takimet tona nuk janë asnjëherë të tepërta sepse numri i çështjeve që kërkojnë angazhim të përbashkët është i jashtëzakonshëm.
Falënderues për punën e vyer deri më tani dhe mbështetje e plotë për koalicionin e shumicës shqiptare në Bujanoc! Pas koalicionit të Luginës së Bashkuar, puna e këtij koalicioni është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ndamë, po ashtu, të njëjtin shqetësim lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.
Pavarësisht sfidave, ne do të punojmë bashkërisht e pakursyer për ngritjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës…

COMMENTS