HomePolitikë

Rexhepi i PVD-së i rikthehet kritikave ndaj PD-së

  Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit nga rradhët e PVD-së, Driton Rexhepi, i’u është rikthyer sot kritikave në adresë të partnerit

Vaksinimi për komunë të Bujanocit tek fakulteti ekonomik
Sonte në 23: 00 – Futbollisti në karantinë ( video )
Kosova i dhuron 200 mijë euro Bujanocit

 


Këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit nga rradhët e PVD-së, Driton Rexhepi, i’u është rikthyer sot kritikave në adresë të partnerit të koalicionit, PD-së.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kandidati për kryetar komune në zgjedhjet e fundit, i’a ka numëruar Partisë Demokratike të Nagip Arifit premtimet parazgjedhore duke pohuar se për ato do të diskutohet gjatë seancës së KK-së kur në rend dite do të vie miratimi i buxhetit.
Rexhepi njihet si kritikuesi më i zëshëm i partnerit të madh të koalicionit.
Ndërkohë, edhe vet bartësi i qeverisjes lokale, PD, qoftë nëpërmjet kreut të saj, qoftë përmes faqes zyrtare të komunës, me dhjetëra herë kanë shfaqur kritika dhe thumbime në adresë të përpërjes së kaluar të pushtetit.

Postimi i plotë i këshilltarit Rexhepi:

“Ditë të mira”, premtime që u bënë…!!!

Askush nuk ka premtuar kaq shumë dhe më pas si duket po rezultojnë si “flluska sapuni”, sa qeverisja ” Ditë të mira po vijnë”.
Diskutimet për draft-buxhetin e vitit 2021 të vetadministrimit lokal kanë filluar.
Dhe ja premtimet perlë që u bënë në segmentin e arsimit:
-Shujta falas për të gjithë fëmijët në institucionet parashkollor (faqe 9)
-Hapja e paraleles në gjuhën shqipe në shkollën e muzikës në
Bujanoc,
-Organizimi i transportit falas për nxënësit e shkollës së mesme,
-Uniforma për nxënësit në të gjitha institucionet shkollore,
-Qendra informative për këshillim dhe orientim të nxënësve për
studime universitare
-Fondi për studime etj…
Mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit të të punësuarve në institucionet arsimore është obligim ligjor i vetadministrimit lokal rritja e këtij pozicioni në buxhetin e 2021 është kategori e imponuar prej Kontratës kolektive kurrsesi nuk varet prej vullnetit tuaj!
Këto premtime e të tjera do të shtrohen në seancën e radhës së KK Bujanocit gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2021!
Linku ku gjindet programi dhe premtimet elektorale:
partiademokratike.info/programi

COMMENTS