HomeNë fokus

Përshtypjet e kryetarit të KKSH-së për festivalin „Mirëdita-Dobar dan“

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ishte pjesëmarrës i festivalit tashmë me renome i cili zhvillohet në Beograd „Mirëdita-Dobar dan“. Duke folur pë

Nesër zgjedhjet lokale, gjithçka që duhet të dini
Me ndeshjet e Kupës starton futbolli në rajon
Salihi: Nga këto zgjedhje të gjithë duhet të marrim mësim


Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, ishte pjesëmarrës i festivalit tashmë me renome i cili zhvillohet në Beograd „Mirëdita-Dobar dan“.
Duke folur për përshtypjet e tij, Mustafa ka theksuar se Serbia shtetërore si ajo e djeshme në Parlamentin Republikan, është e kundërta e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

Postimi i plotë i Mustafës:


KUNDËR DEHUMANIZIMIT, KUDO E GJITHKUND

Dje mora pjesë në hapje të festivalit “Mirëdita, dobar dan” nën organizimin e “Iniciativës Qytetare” në bashkëpunim me organizatën “Integra” nga Prishtina dhe “Nismën e të rinjve për drejtat e njeriut” në Qendrën për dekontaminim kulturorë në Beograd.
Një nga aktivitetet më domethënës nën masat të rrepta të sigurisë është pikëtakimi i dialogut, kulturës, tolerancës e mirëkuptimit të ndërsjellë mes artistëve, gazetarëve, aktivistëve që refuzojnë e kundërshtojnë diskursin fashist.
Inkurajimi për procesin e ballafaqimit me të kaluarën, angazhimi për të vërtetën, drejtësinë, përgjegjësinë, barazinë, lirinë, demokracinë dhe paqen duhet shtrijë hapësirë bashkëpunimi kundër dehumanizimit të shoqërisë, kudo e gjithkund.
Serbia shtetërore si ajo e djeshme në Parlamentin Republikan, është e kundërta e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

COMMENTS