HomeNë fokus

KKSH tubon drejtorët e shkollave, temë bisede viti i ri shkollor

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka realizuar sot një takim me drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe, shkruan FOLonline. Fillimi i vitit të ri

Vetura godet fëmiun në Bujanoc
Trupi Kordinues shpall konkurs për ndërmarrësit
Pse dështoi sot mbledhja në Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH)


Këshilli Kombëtar Shqiptar ka realizuar sot një takim me drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe, shkruan FOLonline.
Fillimi i vitit të ri shkollor dhe mënyrat e zhvillimit të procesit edukativo- arsimor në kohë pandemie ishin temat që u diskutuan nga të pranishmit në takim.

Kumtesa e KKSH-së

Gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, zv/kryetari i KKSH Enver Mehmeti dhe kryetarja e Komisionit për Arsim në kuadër të këtij institucioni priten në takim drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës.

Temë e diskutimit në këtë mbledhje ishte propozimet për organizimin e punës edukativo-arsimore në shkollat fillore në kohën e pandemisë Covid-19.
Të gjithë drejtorët u pajtuan rreth një qasje më fleksibile gjatë kësaj kohe, duke qenë të gatshëm për organizimin e mësimit si brenda ashtu jashtë shkollave gjegjësisht rreth mësimit në distancë.

Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar së bashku me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe në Luginë gjatë periudhës mars-maj(gjendjes së jashtëzakonshme) të këtij viti ka regjistruar 324 njësi mësimore, të cilat janë transmetuar në televizionet lokale (RTV Aldi, RTV Spektri, Radio Televisioni i Preshevës dhe ai i Bujanocit).

Gjithashtu drejtorët e shkollave shqipe u njoftuan se janë kryer të gjitha procedurat, dhe janë aprovuar tekstet mësimore nga Shqipëria, të cilat do jenë në duart e nxënësve shqiptarë në Luginë që nga fillimi i këtij viti shkollor.

Shërbimi për informim i KKSH

COMMENTS