HomeSport

Tërnocasi Arbnor Fejzullahi me ekip të ri në Zvicër

Tërnocasi, Arbnor Fejzullahi ka gjetur ekip të ri. Mbrojtësi i djathtë, i cili ka luajtur në Superiore me Besën dhe Partizanin, është pa skuadë

ZYRA PËR TË RINJ ORGANIZON TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
UEFA me vendime të reja, shtyhet përsëri ndeshja Maqedoni – Kosovë
Shefat Isufi kundër Ruben Eduardo Acosta me 22 maj

Tërnocasi, Arbnor Fejzullahi ka gjetur ekip të ri.

Mbrojtësi i djathtë, i cili ka luajtur në Superiore me Besën dhe Partizanin, është pa skuadër prej korrikut të vitit të kaluar, periudhë kur ndërpreu bashkëpunimin me Xamax.
Karriera e 27-vjeçarit do të vijojë në këtë shtet. Ditën e sotme është prezantuar si lojtari më i ri i FC Rapperswil-Jona, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit helvet.
Fejzullahi ka qenë një lojtar tepër premtues dhe qershorin e vitit 2015 ia doli të debutonte me kombëtares e Shqipërisë në miqësoren ndaj Francës, sfidë që u fitua 1-0 nga djemtë kuqezi.

Më pas nisi rënia, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar. Gjithsesi, mbrojtësi anësor është gati të rifillojë gjithçka nga zero dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e FC Rapperswil-Jona.

COMMENTS