HomeAktualeShoqëri

Ruzhdi Halili merr timonin e Komunalisë

Ruzhdi Halili nga Partia Demokratike e ka patur sot ditën e parë të punës në pozitën e kryetarit të Organit të Përkohshëm në N.P. Komunalia, shkru

Ja masat e reja nga dita e sotme
MUSTAFA: BARAZI PËR TRANSFORMIM NË QENDËR AKADEMIKE
Krasiten drunjët në rrugën kryesore të Bujanocit

Ruzhdi Halili nga Partia Demokratike e ka patur sot ditën e parë të punës në pozitën e kryetarit të Organit të Përkohshëm në N.P. Komunalia, shkruan FOLonline.com.
Njoftimin e ka bërë të ditur vet Halili duke postuar në Facebook një fotografi nga zyra e tij.
„ Në shërbim të qytetatëve „, ka shkruar ndër të tjera Halili.
Kryetari i ri i O.P. në „ Komunali „ është zgjedhur në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Kujtojmë se N.P. Komunalia është njëra ndër ndërmarrjet më problematike në komunë të Bujanocit.
Papastërtia, havaritë e shpeshta, mungesa e ujit për pije, etj, janë vetëm disa nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.
Është vlerësim i shumicës se kjo ndërmarrje nisi të konsilidohet vetëm në perudhën kur në krye të saj qëndroi Avni Ismaili.
Ismaili shquhej për diciplinë dhe vënie të rendit në ndërmarrje pas shumë vitesh.
Por, me largimin e tij, Komunalia përsëri filloj të marrë teposhtëzën.

COMMENTS