HomeAktuale

Zyrtare: Ja sa vota siguroi koalicioni i shqiptarëve në gjithë Serbinë

Komisioni Republikan Zgjedhor ka miratuar sot raportin final për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë. Sipas këtij raporti, në zgjedhjet

Fushatë senzibilizuese rreth regjistrimit të popullsisë
Nisin nënshkrimet edhe për Parlamentaret, PVD fillon nga dita e nesërme
Salihi i PD-së godet, Rexhepi i PVD-së bënë thirrje për unitet


Komisioni Republikan Zgjedhor ka miratuar sot raportin final për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë.
Sipas këtij raporti, në zgjedhjet parlamentare kanë marrë pjesë 48.93 përqind e qytetarëve më të drejtë vote apo 3.100.608 prej tyre, shkruan FOLonline.
Koalicioni i subjekteve politike shqiptare „ Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar „ ka marrë 26.437 vota ose 0.82 përqind të votave të përgjithshme duke siguruar 3 mandate në parlamentin republikan, raporton FOlonline.
Fitues apsolut i zgjedhjeve është Partia Progresive Serbe me mbi 60 përqind të votave të përgjithshme dhe gjithsejt 188 mandate të fituara.
Listat tjera që kanë siguruar mandate në parlamentin që numëron 250 deputetë janë: Partia Socialiste e Serbisë 32 mandate, „ Alekasandar Shapiq „ 11, Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës 9, Lista e Muhamer Zukorliq 4, Lista e S.Ugljanin 3.

Në linkun e mëposhtëm e gjeni tabelën me votat në secilën komunë dhe secilin vendvotim në R.e Serbisë :

https://www.rik.parlament.gov.rs/tekst/9386/ukupni-rezultati-izbora-za-narodne-poslanike-narodne-skupstine-2020-godine.php

 

COMMENTS