HomeNë fokus

Mustafi në takim tek zv/kryeministri i Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është takuar sot në Prishtinë me zv/ kryeministrin kosovar, Besnik Bislimi. Pas takimit,

Tetë persona të arrestuar dhe 333 kilogram drogë të sekuestruara
Pas ndryshimeve, investime të huaja në Bujanoc
Këshilltarët shqiptarë të KK të Medvegjës demantojnë ish ministrin Martinoviq: Nuk jemi pjesë e pushtetit lokal

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është takuar sot në Prishtinë me zv/ kryeministrin kosovar, Besnik Bislimi.

Pas takimit, Mustafi ka publikuar këtë njoftim në Facebook:

Në vazhdën e komunikimit të rregullt e të vazhdueshëm me Qeverinë e Republikës së Kosovës🇽🇰, sot takova Zëvendëskryeministrin e parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, z.Besnik Bislimin!🤝

Koordinimi dhe bashkërendimi në veprim në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës është i domosdoshëm!

Platforma e masave urgjente për afirmimin e drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës (Plani 7 pikësh) dhe mekanizmat për qasje strategjike e programatike në realizimin e mjeteve buxhetore nga Republika e Kosovës ishin kryetema e bashkëbisedimit.☝️

Falënderova edhe njëherë z.Bislimi për angazhimin e tij dhe Qeverisë Kurti II!🙏
#Bashkë që të avancojmë pozitën e shqiptarëve në Luginë ❤️

COMMENTS