HomeAktuale

Koalicioni gjithpërfshirës ndërshqiptarë në Bujanoc, afër apo larg ?

Foto: lajmial.com Partia Demokratike-PD, në cilësinë e fituesit të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, sot ishte nikoqire e raundit të dytë të takime

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.
Pajaziti bën thirrje për pjesëmarrje në panairin e bletarisë
Pesë gola në rrjetën kundërshtare dhe lojë e dominuar në tërësi

Foto: lajmial.com

Partia Demokratike-PD, në cilësinë e fituesit të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, sot ishte nikoqire e raundit të dytë të takimeve me bllokun e subjekteve politike shqiptare, shkruan FOLonline.
Kësaj here, me kërkesë të PD-së, bisedat ishin zhvilluar me kandidatët e nominuar për kryetar komune nga ana e listave zgjedhore.
Do theksuar se ftesat për takim fituesi i zgjedhjeve i kishte dërguar pak kohë para orës 18:00, kur edhe duhej të nisnin bisedat.
Në një paraqitje për opinion, menjëherë pas takimit, kryetari i PD-së, Nagip Arifi, bisedimet i vlerësoi si një nismë e mbarë rreth krijimit të koalicionit gjithshqiptarë.
Arifi më shumë u fokusua në përqindjet rreth ndarjes së pushtetit se sa në programin qeverisës duke theksuar njëkohësissht se nuk ka asnjë kontestim nga subjektet tjera se ai duhet të udhëheq me komunën në katër vitet e ardhshme.
Lideri i demokratëve të Bujanocit sot pranoi se ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e SNS-it por ka akuzuar edhe partitë tjera për bisedime të fshehta, të cilat i ka quajtur si pazare të metrapazëve.
Derisa Arifi shprehet se koalicioni është në rrugë të duhur, Partia për Veprim Demokratik-PVD, vlerëson se çështja nuk është shumë e qartë.
Me anë të një kumtese për opinion, PVD thekson se nuk është e sinqertë të ketë bisedime, ndërsa në anën tjetër të flitet „ për takimet e fshehta „.
Ky subjekt konsideron se fillimisht duhet të bisedohet për parimet programore se sa për ndarjen e pozitave.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni paraqitjen e Arifit ( video Tv Aldi ) dhe kumtesën e PVD-së:

COMMENTS