HomeAktuale

Komplikime rreth formimit të koalicionit qeverisës në Bujanoc

Java e parë pas zgjedhjeve të 21 qershorit kaloi në shenjë të çertifikimit të rezultateve, takimeve formale dhe joformale midis subjekteve politike

Asfalti shkon te “ Haxhi Musa “
Suspendohen nga puna 4 policë shqiptarë
Edhe një mandat për drejtorin e deritanishëm të E.P.”Gëzimi ynë”


Java e parë pas zgjedhjeve të 21 qershorit kaloi në shenjë të çertifikimit të rezultateve, takimeve formale dhe joformale midis subjekteve politike si dhe thashethemeve të koluareve rreth matematikave që aprirori përcaktojnë koalicionin.
Ajo që mbetet e sigurtë tashmë, janë takimet e organizuara nga Partia Demokratike, e cila si fituese e zgjedhjeve lokale ftoi për konsultime subjektet tjera politike shqiptare për mundësinë e formimit të shumicës qeverisëse.
PVD dhe LPD u shprehën se janë për koalicion gjithshqiptarë, ndërsa këtë gjë e vërtetoi edhe APN, por me anë të një letre, pa shkuar në takim.

A është i mundur koalicioni gjithshqiptarë ?

Në shikim të parë koalicioni PD- PVD duket i mundur, por nëse kthehemi pak mbrapa, atëherë shohim se ndasitë dhe inatet midis këtyre dy rivalëve të përbetuar janë mëse evidente.
Madje FOLonline, këtyre ditëve ka mësuar se shumë individ nga të dyja kampet kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga subjektet përkatëse nëse vie deri tek një koalicion i tillë.
Kur është në pyetje LPD, pothuaj se të gjithë e dinë qëndrimin e saj.
Parimi se kush jep më shumë, është trend që e ka shoqëruar gjithnjë këtë parti politike në prag të krijimit të përbërjeve të reja të pushtetit lokal.
APN, e ndarë jo aq e kënaqur me rezultatin zgjedhor, vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj të deklaruar nga fushata zgjedhore.
“ Në konsideratë mbetet vetëm 21-shi shqiptarë “, këmbëngul subjekti më i ri në skenën politike të Bujanocit.
Kur kihet parasysh gjendja në bllokun politik shqiptarë i cili shpeshherë ka dështuar të gjej ujdinë, në sipërfaqe dalin subjektet politike serbe.

Rroli i SNS-it dhe takimet e fshehta me PD-në

Zgjedhjet e fundit lokale në korpusin politik serbë nxorrën fituese bindëse Listën e Partisë Progresive Serbe- SNS.
Bile, kësaj liste i munguan vetëm dhjetëra vota për të dalë fituese e zgjedhjeve lokale.
Pa marrë parasysh marrëveshjet brenda subjekteve politike shqiptare, SNS shihet si parti kyçe në formimin e koalicionit të ri qeverisës në Bujanoc, pa të cilën thuhet se s’bënë aspak.
Kjo të paktën edhe për faktin e fuqisë së saj në nivelin qëndror të pushtetit.
Për dallim nga takimet me partitë politike shqiptare, javën që e lam pas, krerët e PD-së kanë zhvilluar dy takime me homologët e tyre nga SNS, krejtësisht larg syve të opinionit.
Por, cila ishte arsyeja që këto takime të mbahen të fshehta, akoma nuk dihet ?!
Burimet e FOLonline kanë mësuar se SNS aspak nuk do të pranojë të jetë pjesë e pushtetit sa për sy e faqe.
Për këtë subjekt politik nuk vie në konsideratë as pjesa e pushtetit që zotëronte blloku rreth Stojança Arsiqit.
“ Ata dëshirojnë më tepër “, shprehen këto burime.
Por çfarë mund të i’u ofrojë më shumë PD dhe lideri i saj Nagip Arifi ?
Edhe ky një fakt që do shumë analizë.
Nëse PD hyn në koalicion me PVD-në dhe gjithë bllokun shqiptarë, për SNS-në gati se s’mbetet asgjë, dhe këtë partia lidere tek serbët mesiguri se nuk do ta pranojë kurrësesi.
A është ndoshta kjo arsyeja që PD-SNS po negociojnë fshehurasi për t’i përafruar qëndrimet, dhe për t’i rrumbullaksuar qëndrimet mund të pritet që koalicionit të tyre t’ia bashkangjesin edhe njërën nga listat shqiptare ?! Dhe, më e pranueshme në këtë rrafsh do të ishte LPD.
Kjo mund të jetë njëra ndër arsyet, por jo edhe përfundimtarja.

A mund që pjesë e pazarit politik të bëhet edhe niveli qendror i pushtetit?

Meqë SNS është parti me hierarki të qartë, shumçka do të varet edhe nga mendimi i selisë së saj në Beograd.
FOLonline nga qendra e SNS-it ka mësuar se për momentin nuk kanë edhe aq kohë të merren me pushtetin lokal në Bujanoc.
Gjithashtu bëhet e ditur se dritën e gjelbërt për secilin vendim duhet ta jap vet kreu i forcës së parë politike në Serbi.
Poashtu, kuptohet, se këtu mund të futen në lojë edhe kombinime tjera interesante. Rroli i Listës unike shqiptare në nivelin qëndror të pushtetit, ai i Trupit Kordinues por edhe mënyra se si do të rinisin bisedimet Kosovë-Serbi.
Sido që të jetë Bujanocin e pret një verë bukur e nxehtë politike. Shumë më tepër se ajo e temperaturave tropikale.

COMMENTS