HomeAktuale

Koalicioni gjithpërfshirës ndërshqiptarë në Bujanoc, afër apo larg ?

Foto: lajmial.com Partia Demokratike-PD, në cilësinë e fituesit të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, sot ishte nikoqire e raundit të dytë të takime

Fëmijët këshilltarë të Kuvendit Komunal
KAMBERI: E PREMTJA ËSHTË REFERENDUM KUNDËR POLITIKËS SHTETËRORE TË FSHIRJES SË SHQIPTARËVE
Çka dihet deri më tash për incidentin në Bujanoc?

Foto: lajmial.com

Partia Demokratike-PD, në cilësinë e fituesit të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, sot ishte nikoqire e raundit të dytë të takimeve me bllokun e subjekteve politike shqiptare, shkruan FOLonline.
Kësaj here, me kërkesë të PD-së, bisedat ishin zhvilluar me kandidatët e nominuar për kryetar komune nga ana e listave zgjedhore.
Do theksuar se ftesat për takim fituesi i zgjedhjeve i kishte dërguar pak kohë para orës 18:00, kur edhe duhej të nisnin bisedat.
Në një paraqitje për opinion, menjëherë pas takimit, kryetari i PD-së, Nagip Arifi, bisedimet i vlerësoi si një nismë e mbarë rreth krijimit të koalicionit gjithshqiptarë.
Arifi më shumë u fokusua në përqindjet rreth ndarjes së pushtetit se sa në programin qeverisës duke theksuar njëkohësissht se nuk ka asnjë kontestim nga subjektet tjera se ai duhet të udhëheq me komunën në katër vitet e ardhshme.
Lideri i demokratëve të Bujanocit sot pranoi se ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e SNS-it por ka akuzuar edhe partitë tjera për bisedime të fshehta, të cilat i ka quajtur si pazare të metrapazëve.
Derisa Arifi shprehet se koalicioni është në rrugë të duhur, Partia për Veprim Demokratik-PVD, vlerëson se çështja nuk është shumë e qartë.
Me anë të një kumtese për opinion, PVD thekson se nuk është e sinqertë të ketë bisedime, ndërsa në anën tjetër të flitet „ për takimet e fshehta „.
Ky subjekt konsideron se fillimisht duhet të bisedohet për parimet programore se sa për ndarjen e pozitave.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni paraqitjen e Arifit ( video Tv Aldi ) dhe kumtesën e PVD-së:

Drejtpërdrejt – Konferencë për media nga selia e Partisë Demokratike – Dr.sc. Nagip Arifi

Drejtpërdrejt – Konferencë për media nga selia e Partisë Demokratike – Dr.sc. Nagip Arifi

Gepostet von Rtv Aldi am Montag, 29. Juni 2020

NJOFTIM PËR OPINIONPartia për Veprim Demokratik, në vazhdën e përpjekjeve për të krijuar një qeverisje lokale me…

Gepostet von Partia për Veprim Demokratik am Montag, 29. Juni 2020

COMMENTS