HomeAktuale

Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se interesi i tyre nuk është një sekretar shteti ose ministër pa portfel, por që

Kryetari Shqiprim Arifi si futbollist, luan në ndeshje miqësore dhe uron KF Lugina për titullin kampion
Nga shtatori tekste shkollore si në Shqipëri
Propozohet mbyllje totale për 7 ditë

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se interesi i tyre nuk është një sekretar shteti ose ministër pa portfel, por që në institucione që veprojnë rajonalisht ose lokalisht, në komuna, participimi i shqiptarëve të rritet proporcionalisht me atë që thotë Kushtetuta dhe ligjet.

Në një intervistë për “Politiko”, ai thotë se pjesëmarrja në punën e institucioneve është rruga më e mirë e prezantimit të problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët, por edhe mënyrë që ato përmes ndonjë kooperimi të mundshëm të zgjidhen.

Duke folur për deklaratën e tij se Prishtina, Bujanoci e Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës, Kamberi  tha se ideja rreth shkëmbimit të mundshëm të territorit nuk rrjedh nga partia e tij, por për këtë kanë folur presidenti Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, të cilët “vite me radhë flasin për këtë”.

“Ne vetëm e kemi përmendur si një skenar të mundshëm për marrëveshje ndërshtetërore që do të duhej të lidhej midis Beogradit e Prishtinës, nëse do të pajtoheshin të dy palët për ndryshimin e kufijve”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, kërkesa e tyre është që Lugina e Preshevës të jetë e tëra, dhe jo ndarja nëpër disa fshatra.

“Nëse ndodh kjo, kërkesa jonë është që Lugina e Preshevës të jetë e tëra, dhe jo ndarja nëpër disa fshatra, që do të shkaktonte katastrofë humanitare”, ka thënë Kamberi.

COMMENTS