HomeAktuale

Rritet numri i kuadrove shqiptarë në shtëpinë e shëndetit, në funksion edhe spirometri

  Në dispozicion të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc nga dita e sotme do të jenë edhe 10 mjekë të rinj, 6 nga të cilët shqiptarë, shkruan

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Katër ditë, tre incidente (pjesa 24)  
Tërnoci barazon si mysafirë, tensione në fund të ndeshjes
Kolegji Universum 30 bursa për studentët nga Presheva dhe Bujanoci

 

Në dispozicion të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc nga dita e sotme do të jenë edhe 10 mjekë të rinj, 6 nga të cilët shqiptarë, shkruan Folonline.com.
Sipas kryetarit të komunës, Shaip Kamberi, kjo gjë është bërë e mundur fal lejes së Ministrisë së Shëndetësisë e mbi të gjitha pas kërkesave drejtuar vet presidentit Aleksandar Vuçiq gjatë dy takimeve të fundit.
Ndërkohë, në funksion të pacientëve me probleme në mushkëri është vënë edhe spirometri, aparat ky i siguruar nga mjetet e donacionit të qeverisë kosovare.
Këtyre ngjarjeve i’u është gëzuar vet kryetari i komunës i cli nuk ka hezituar që përmes profilit të tij në Faccebok të ndajë informacionin për ndjekësit e tij, duke përmendrat edhe emrat e mjekëve të rinj shqiptarë.

Postimi i Kamberit:

Gjashtë mjekë shqiptarë nga Komuna e Bujanocit, sot edhe zyrtarisht kanë marrë vendimet e punës në kohë të pacaktuar në…

Gepostet von Shaip Kamberi am Mittwoch, 27. Mai 2020

 

COMMENTS