HomePolitikë

Kryeministri Kurti pret në takim Rexhepin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në k

Diplomati amerikan viziton zyren e KKSH-së në Medvegjë
Ramadani takon kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë
Forcimi i bashkëpunimit akademik për studentët e Luginës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, dhe kryeshefin për Arsim në këtë komunë, Agim Hasani.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë takimit, Rexhepi dhe Hasani kanë shprehur mbështetjen për angazhimin e Kurtit në bashkimin e subjekteve politike shqiptare nga Lugina në kuadër të “Koalicionit Shqiptar”, i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Në fokus të takimit kanë qenë edhe çështjet që lidhen me përfaqësimin politik të shqiptarëve, barazinë, arsimin në gjuhën shqipe dhe mundësitë për zhvillimin e së ardhmes në vendlindje.

Sipas Qeverisë së Kosovës, përfaqësimi dinjitoz kërkon përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët, bashkërendim dhe qëndrueshmëri në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Qeveria e Kosovës ka ritheksuar se do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Takimi është zhvilluar në Prishtinë, më 21 tetor 2026, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor.

COMMENTS