Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, ka pritur në Ambasadën shqiptare në Beograd ambasadorin e ri të Austrisë në Serbi, E
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, ka pritur në Ambasadën shqiptare në Beograd ambasadorin e ri të Austrisë në Serbi, Enno Drofenik.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Shqipërisë, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin dypalësh, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe zgjedhjeve të ardhshme në Serbi dhe përfaqësimit të faktorit politik shqiptar.
Ambasadori Canaj i ka uruar homologut austriak suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e koordinimit ndërmjet dy ambasadave për çështje me interes të përbashkët.

COMMENTS