HomeKronikë

Varrosen dy anëtarë të familjes Idrizi në Tërnoc (foto & video)

(Foto, video: Edmond Çiça) Sot në Tërnoc iu dha lamtumira e fundit dy anëtarëve të familjes Idrizi, të cilët humbën jetën pak ditë më parë në n

PD „tregon dhëmbët“
Lista e bizneseve përfituese në bizneset ekzistuese dhe ato fillestare
Seanca e 13 e Këshillit Komunal të Bujanocit

(Foto, video: Edmond Çiça)

Sot në Tërnoc iu dha lamtumira e fundit dy anëtarëve të familjes Idrizi, të cilët humbën jetën pak ditë më parë në një aksident të rëndë komunikacioni.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, të afërm, dashamirës dhe shumë qytetarë, të cilët u mblodhën për t’u dhënë lamtumirën e fundit viktimave dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Idrizi.

Në aksidentin e rëndë, që ndodhi në rrugën e vjetër Vranjë–Bujanoc, humbën jetën një fëmijë vetëm një vjeç dhe gjyshja e tij.

Ndërkohë, në këtë aksident mbetën të lënduar edhe nëna dhe gjyshi i fëmijës, si dhe drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në përplasjen, nga Komuna e Bujanocit.

Video 👇

COMMENTS