HomeNë fokus

Rexhepi: Mungesa e teksteve shkollore dhe infrastruktura e dobët, shqetësimet kryesore në arsimin shqip

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar takime pune me drejtorët e shkollave fillore në Preshevë dhe Bujanoc, ku është d

Thyhet selia e LPD-së në Bujanoc
Musliu takohet me kryeparlamentarin Konjufca
Mustafi: Ja çka ka pikatur raporti i Progresit për Serbinë kur janë në pyetje shqiptarët e Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar takime pune me drejtorët e shkollave fillore në Preshevë dhe Bujanoc, ku është diskutuar gjendja e arsimit në gjuhën shqipe dhe sfidat me të cilat përballen nxënësit dhe mësimdhënësit.

Sipas Rexhepit, shqetësimi kryesor mbetet mungesa e teksteve shkollore falas në gjuhën shqipe, ndërsa problem serioz është edhe gjendja e infrastrukturës shkollore.

“Fëmijët tanë meritojnë libra, klasa të rregulluara dhe kushte dinjitoze për mësim. Këto nuk janë privilegje, por të drejta themelore që duhet t’i gëzojë çdo nxënës”, është shprehur Rexhepi.

Ai ka paralajmëruar se për gjendjen në arsimin shqip do të informohen edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, nga të cilët do të kërkohet angazhim për garantimin e trajtimit të barabartë dhe respektimin e së drejtës për arsim në gjuhën shqipe.

Rexhepi ka theksuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e interesave të nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe shkollave shqipe në Luginën e Preshevës.

COMMENTS