HomeSport

FSHF nis projektin për dy fusha futbolli në Luginë

FSHF nis projektin për dy fusha futbolli në Luginën e Preshevës, një në Bujanoc dhe një në Preshevë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka ni

Teatri Shqiptar i Shkupit sjell humor dhe energji në Bujanoc
Mbahet seanca konstitutive e Konferencës së Komunave dhe Qyteteve
Rasti i flamurit: Të gjithë reaguan, vetëm Nagip Arifi heshti!

FSHF nis projektin për dy fusha futbolli në Luginën e Preshevës, një në Bujanoc dhe një në Preshevë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nisur një projekt për ndërtimin e dy fushave të futbollit në Luginën e Preshevës, një në Bujanoc dhe një në Preshevë, me synim krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe të rinjtë.

FSHF u ka bërë thirrje bizneseve, kompanive dhe donatorëve që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë nismë sociale, duke i ftuar të bëhen pjesë e projektit dhe të investojnë në të ardhmen e qindra fëmijëve dhe të rinjve të Luginës.

Nismën e ka mirëpritur edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili e ka cilësuar projektin si “një investim për ëndrrat e fëmijëve tanë”.

“Si Kryetar i Komunës së Bujanocit, e mirëpres dhe e përkrah fuqishëm këtë nismë të FSHF-së, e cila është një investim i drejtpërdrejtë në sport, në rini dhe në të ardhmen tonë”, ka deklaruar Pajaziti.

Ai u ka bërë thirrje bizneseve dhe donatorëve të tjerë që t’i bashkohen nismës.

“Çdo kontribut sot, është një mundësi më shumë për fëmijët tanë nesër”, ka thënë Pajaziti, duke falënderuar FSHF-në, presidentin Armand Duka dhe të gjithë ata që po bëhen pjesë e projektit.

Nga FSHF kanë theksuar se qëllimi i nismës është t’u jepen fëmijëve të Luginës së Preshevës më shumë mundësi për t’u marrë me sport dhe kushte më dinjitoze për zhvillimin e tyre.

COMMENTS