HomeAktuale

Dy vjet në krye të Kuvendit Komunal, Rexhepi: Besimi i qytetarëve është vlera më e çmuar

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka kujtuar dyvjetorin e marrjes së detyrës, duke bërë një përmbledhje të punës së derita

Këshilltarët shqiptarë të KK të Medvegjës demantojnë ish ministrin Martinoviq: Nuk jemi pjesë e pushtetit lokal
Mbështetja e talentëve nga KKSH
Rexhepi në Medvegjë: vizitë në institucione dhe takime me qytetarë

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka kujtuar dyvjetorin e marrjes së detyrës, duke bërë një përmbledhje të punës së deritanishme dhe duke riafirmuar angazhimin e tij për një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve.

Rexhepi ka theksuar se udhëheqjen e Kuvendit Komunal e ka konsideruar gjithmonë si një përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe institucionit që përfaqëson, duke nënvizuar se gjatë këtyre dy viteve është përkushtuar për funksionimin e rregullt të Kuvendit, kultivimin e dialogut, respektit institucional dhe vendimmarrjes në interes të qytetarëve.

Ai ka bërë të ditur se zyra e tij ka qenë gjithmonë e hapur për qytetarët, duke theksuar se ka dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre, ndërsa është përpjekur që në bashkëpunim me institucionet kompetente të gjenden zgjidhje konkrete. Sipas tij, përgjegjësia ndaj qytetarëve nuk përfundon me orarin zyrtar të punës, prandaj ka qenë i gatshëm t’u përgjigjet edhe jashtë orarit dhe gjatë fundjavave.

Në mesazhin e tij, Rexhepi ka falënderuar qytetarët, këshilltarët komunalë të pozitës dhe opozitës, si dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen, këshillat dhe kontributin në forcimin e proceseve demokratike dhe funksionimit institucional.

Ai ka vlerësuar se Bujanoci mund të ecë përpara vetëm përmes bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe përgjegjësisë së përbashkët, duke theksuar se interesi i qytetarëve duhet të mbetet mbi çdo dallim politik.

Rexhepi ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe ka iniciuar, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, disa nisma politike që kërkojnë kohë dhe përkushtim për t’u realizuar, ndërsa ka theksuar se partneriteti me kolegët e Frontit për Ndryshim është konsoliduar dhe se përpara mbeten procese të rëndësishme në interes të qytetarëve.

Në fund, ai është zotuar se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve me të njëjtin përkushtim, duke shtuar se funksionet publike janë të përkohshme, ndërsa besimi i qytetarëve mbetet vlera më e çmuar që mund t’i jepet një njeriu.

COMMENTS