Pas një periudhe të gjatë, një shqiptar nga Lugina ka arritur të punësohet në një nga organet shtetërore të Serbisë. Bëhet fjalë për Reshat Ajd

Pas një periudhe të gjatë, një shqiptar nga Lugina ka arritur të punësohet në një nga organet shtetërore të Serbisë.
Bëhet fjalë për Reshat Ajdinin nga Tërnoci, i cili sot ka nënshkruar kontratën e punës dhe zyrtarisht është emëruar në Sektorin e Inspektoratit të Tregut në nivel republikan, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ajdini përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Sot, në Ministrinë e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, nënshkrova kontratën dhe zyrtarisht iu bashkova Sektorit të Inspektoratit të Tregut në nivel republikan.
Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur. Këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim.”
COMMENTS