Kanë përfunduar në afat rekord punimet për asfaltimin e rrugës Breznicë–Muhoc, në një gjatësi prej 4.1 kilometrash, një prej projekteve më të rënd

Kanë përfunduar në afat rekord punimet për asfaltimin e rrugës Breznicë–Muhoc, në një gjatësi prej 4.1 kilometrash, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për banorët e Malësisë së Bujanocit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili theksoi se kjo rrugë do ta lehtësojë ndjeshëm jetën e përditshme të qytetarëve, do të përmirësojë qarkullimin dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Me përfundimin e këtij aksi rrugor, Malësia e Bujanocit tashmë është pothuajse në tërësi e lidhur me qendrën komunale, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen për banorët e fshatrave të kësaj ane dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillim, investime dhe qëndrueshmëri.
“Rruga Breznicë–Muhoc tashmë është e përfunduar. Sot përfunduan punimet në një gjatësi prej 4.1 kilometrash. Një rrugë shumë e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, e cila do ta lehtësojë jetën e përditshme, lëvizjen dhe njëkohësisht do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të kësaj pjese. Urime dhe e gëzofshin banorët e Malësisë së Bujanocit”, ka shkruar Pajaziti.
Në inaugurimin e rrugës morën pjesë edhe banorë të zonës, të cilët organizuan një koktej rasti për të shënuar përfundimin e këtij projekti, duke shprehur kënaqësinë për realizimin e një investimi të shumëpritur.

COMMENTS