HomeNë fokus

Pajaziti për mërgatën: Bujanoci është gjithmonë shtëpia juaj

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve që po vijnë për pushime në vendlindje. Në një mesazh

Asociacioni Qytetar “Bujanoci”  dhuron kompjutorë për Shoqatën “Dituria”
Dezinfektohen shkollat, të gatshme për vitin e ri mësimor
Bujanoc: Hyn në funksion një zonë e re parkimi 

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve që po vijnë për pushime në vendlindje.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Pajaziti thekson se Bujanoci i pret gjithmonë me zemër të hapur, duke nënvizuar rëndësinë e mërgatës për jetën e qytetit dhe lidhjet me vendlindjen.

“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj! Bujanoci ju pret gjithmonë me zemër të hapur. Prania juaj i jep jetë qytetit tonë, forcon lidhjet me vendlindjen dhe sjell gëzim në çdo familje”, ka shkruar Pajaziti.

Ai u ka uruar mërgimtarëve pushime të këndshme, momente të bukura me familjet e tyre dhe një qëndrim sa më të këndshëm në Bujanoc.

COMMENTS