HomePolitikë

Lutfiu kërkon listë të përbashkët të partive shqiptare dhe përfaqësues “të pashantazhueshëm”

Anëtari i Kryesisë së LPD-së dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka bërë thirrje që subjektet politike shqiptare të dal

Analiza e redaktorit: “Zhvendosja e serbëve të Kosovës në Sanxhak” dhe fati i shqiptarëve të Luginës
92 kuota dhe bursa për studentët e Luginës së Preshevës në Universitetin Politeknik të Tiranës
Diskutim publik për shqiptarët në polici

Anëtari i Kryesisë së LPD-së dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka bërë thirrje që subjektet politike shqiptare të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat, sipas tij, duken të pashmangshme.

Në një reagim publik, Lutfiu thekson se përvoja ka dëshmuar se uniteti sjell përfaqësim më të madh. “Kur kemi qenë bashkë, kemi pasur tre deputetë, kur jemi ndarë, kemi mbetur me vetëm një deputet”, ka shkruar ai.

Sipas tij, përveç një liste të përbashkët, po aq i rëndësishëm është edhe një qëndrim i qartë i deputetëve shqiptarë ndaj qeverisë së ardhshme.

Lutfiu vlerëson se është “fatale” që deputetët shqiptarë të ndahen pas zgjedhjeve dhe e konsideron të gabuar synimin për poste, të cilat, sipas tij, nuk sjellin përmirësim të pozitës së komunitetit shqiptar.

Në fund të reagimit, ai thekson se të drejtat e shqiptarëve mund të realizohen vetëm përmes përfaqësuesve që, siç shprehet ai, “nuk shantazhohen”.

COMMENTS