Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe mis

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe misionit të OSBE-së, ku në fokus ishte përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e sigurisë, me theks të veçantë në Polici.
Gjatë takimit është diskutuar për kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, procedurat e aplikimit dhe testet provuese që ndikojnë në përfundimin me sukses të Akademisë Policore dhe punësimin në polici.
Pajaziti ka theksuar se prania e shqiptarëve në institucionet e sigurisë është e domosdoshme në një mjedis multietnik si Bujanoci, duke vlerësuar se përfaqësimi i drejtë institucional ndikon drejtpërdrejt në rritjen e besimit dhe stabilitetit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.
Ai po ashtu ka kërkuar që gjatë procesit të përzgjedhjes të mos ketë konotacione politike apo etnike që mund të ndikojnë në eliminimin e padrejtë të kandidatëve shqiptarë.
Sipas tij, Komuna e Bujanocit do të ofrojë mbështetje dhe ndihmë logjistike për të gjithë kandidatët shqiptarë që synojnë të bëhen pjesë e Policisë së Serbisë, me qëllim që sa më shumë të rinj të kenë mundësi të barabarta për përfshirje në institucionet shtetërore.
Në fund, Pajaziti ka inkurajuar të rinjtë dhe të rejat shqiptare që të aplikojnë në konkurset e ardhshme për Policinë e Serbisë, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit, profesionalizmit dhe përfaqësimit të barabartë mund të ndërtohen institucione më të besueshme dhe më afër qytetarëve.
COMMENTS