HomeAktuale

APN demanton Rexhepin

Anëtari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nga radhët e APN-së, Florent Shaipi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të KNSH-së lidhur me mungesën

Salihi: Historia 18 vjeçare ka emër, ai është Nagip Arifi
Medvegjasit i rikthehen takimeve në vendlindje
DASH: SHQIPTARËT E LUGINËS JANË SUBJEKT I DISKRIMINIMIT DHE PAPUNËSISË DISPROPORCIONALE

Anëtari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nga radhët e APN-së, Florent Shaipi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të KNSH-së lidhur me mungesën e këshilltarëve të APN-së në procesin e themelimit të Institutit për Kulturë Shqiptare.

Sipas Shaipit, deklaratat se këshilltarët e Alternativës për Ndryshim nuk kanë marrë pjesë në këtë proces “nuk pasqyrojnë realitetin”, duke theksuar se përfaqësuesit e APN-së kanë qenë të injoruar në dhënien e kontributit profesional dhe në çështjen e kompensimeve institucionale që nga viti 2024.

Ai ka deklaruar se këshilltarët e APN-së nuk janë ftuar dhe nuk janë informuar plotësisht për iniciativën e krijimit të Institutit për Kulturë Shqiptare, duke e cilësuar si të padrejtë atribuimin e mungesës së angazhimit ndaj tyre.

Shaipi ka rikujtuar se këshilltarët e APN-së në KNSH kanë kontribuar në vendime të rëndësishme, duke përmendur edhe hapjen e zyrës së KNSH-së në Pazarin e Ri, për të cilën tha se ndihmon në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në atë rajon.

Në reagim janë ngritur edhe dilema lidhur me ndërtimin e infrastrukturës ligjore të institutit të ri, duke përmendur faktin se sekretari aktual i KNSH-së është i angazhuar edhe në Komunën e Preshevës, çka sipas tij ngre pikëpyetje mbi kapacitetin dhe seriozitetin e implementimit të projektit.

Në fund, Shaipi theksoi se Alternativa për Ndryshim mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, barazisë dhe përfaqësimit real të interesit të shqiptarëve.

COMMENTS