Është përmbyllur projekti inovativ për të rinjtë e Bujanocit, i cili kishte nisur më 15 dhjetor 2025 dhe sot shënoi rezultatet konkrete të tij.

Është përmbyllur projekti inovativ për të rinjtë e Bujanocit, i cili kishte nisur më 15 dhjetor 2025 dhe sot shënoi rezultatet konkrete të tij.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, tha se pjesëmarrësit që ndoqën trajnimet në fushën e programimit janë pajisur me certifikata, si dëshmi e përkushtimit dhe punës së tyre gjatë këtij procesi.
Sipas tij, projekti është realizuar me mbështetjen e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Serbi.
“Ky është një shembull i qartë se si investimi në rini sjell zhvillim të qëndrueshëm”, ka theksuar Pajaziti.
Ai shtoi se Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për të rinjtë, duke investuar në dije dhe aftësi praktike.
Në fund, kryetari uroi të gjithë pjesëmarrësit për suksesin e arritur dhe u dëshiroi rezultate të reja në hapat e ardhshëm.

COMMENTS