HomeAktuale

Rexhepi: Vendimi i Qeverisë së Kosovës, hap i rëndësishëm për Luginën dhe Sanxhakun

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka përshëndetur vendimin më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetje f

Bujanoci shpallet territor i kapluar nga fatkeqësia natyrore
Kryetari i Gostivarit pritet nga kryetari i Bujanocit dhe ai i KKSH-së
MPJ e Shqipërisë përshëndet projektligjin amerikan për diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka përshëndetur vendimin më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetje financiare ndaj Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm.

Sipas tij, pas mbështetjes së mëhershme për specializantët e rinj nga Lugina, në mbledhjen e tetë të qeverisë është marrë një tjetër vendim me peshë për shqiptarët e këtyre trevave, përmes miratimit të mbështetjes financiare.

Rexhepi theksoi se ky vendim nuk përfaqëson vetëm një ndërhyrje financiare, por një mbështetje konkrete për ruajtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin arsimor dhe fuqizimin e të rinjve.

Ai vuri në pah se sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe, mbështetja për projekte kulturore dhe arsimore, si dhe programet për të rinjtë, përbëjnë investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Rexhepi e konsideron këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit institucional të këtij institucioni dhe rritjes së kapaciteteve për t’u shërbyer qytetarëve.

Në reagimin e tij, ai falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës, në veçanti kryeministrin Albin Kurti, për përkushtimin në mbështetje të Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut, duke theksuar se kjo qasje është në përputhje me standardet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

Rexhepi shtoi se mbështetja ndaj Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Pazarit të Ri nuk është vetëm obligim moral, por edhe një politikë e strukturuar dhe e qëndrueshme institucionale.

Njëkohësisht, ai theksoi se mbetet thelbësore që institucionet e shtetit të Serbisë të mos vendosin barriera në zbatimin e këtij vendimi dhe që mjetet të arrijnë pa pengesa tek Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Në fund, Rexhepi nënvizoi se angazhimi do të vazhdojë për ta kthyer këtë mbështetje në rezultate konkrete në dobi të qytetarëve.

COMMENTS