Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar ndaj zhvillimit të stërvitjeve ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së B

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka reaguar ndaj zhvillimit të stërvitjeve ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, duke i cilësuar ato si provokim të radhës ndaj popullatës shqiptare.
Sipas tij, demonstrimi i forcës përmes përdorimit të helikopterëve dhe parashutistëve në zona të banuara përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
Rexhepi thekson se veprime të tilla janë të papranueshme dhe të rrezikshme, pasi, sipas tij, rikthejnë klimën e frikës dhe pasigurisë në këtë rajon.
Ai shton se prania e bazave dhe zhvillimi i stërvitjeve ushtarake krijojnë një atmosferë presioni dhe frikësimi ndaj popullatës shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e pasigurisë dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga këto troje.
COMMENTS