HomeAktuale

Rexhepi takon Ministren Kumbaro

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një takim me Ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro F

Drejtuesit e Preshevës takojnë ambasadorin e Sllovenisë
Miratohet rishikimi i buxhetit
Mustafa: Suspendimi i policëve ka për qëllim mbjelljen e frikës tek shqiptarët

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një takim me Ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, ku është diskutuar gjerësisht për sfidat dhe problematikat e arsimit shqip në Luginën e Preshevës.

Gjatë takimit, Rexhepi ka ngritur shqetësimin për mungesën e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë, nevojën për trajnim të vazhdueshëm të mësimdhënësve, si dhe për infrastrukturën e vjetëruar shkollore dhe mësimore në komunat shqiptare të Luginës.

Një tjetër çështje e theksuar ka qenë centralizimi i sistemit arsimor nga shteti serb, ku ministria vendos edhe për emërimin e drejtorëve të shkollave shqipe, duke kufizuar autonominë lokale dhe përfaqësimin real të shqiptarëve në arsim.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mosnjohjen e diplomave, si dhe për vështirësitë me të cilat përballen studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që ndjekin studimet në Shqipëri, çështje këto që kërkojnë një adresim institucional dhe ndërkombëtar.

Kryetari i KKSH-së ka theksuar se këto problematika kërkojnë vëmendje dhe angazhim edhe nga shteti shqiptar, në mënyrë që të sigurohet një trajtim i drejtë dhe i qëndrueshëm për arsimin në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Në përfundim, Rexhepi ka falënderuar Ministren Kumbaro për gatishmërinë e shprehur për nisjen e një bashkëpunimi të frytshëm me Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd për monitorimin e vazhdueshëm dhe angazhimin e shtuar ndaj çështjeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

COMMENTS