HomeAktuale

Qytetarët e Bujanocit: Infrastruktura prioritet kryesor në përgatitjen e Buxhetit 2026

Komuna e Bujanocit ka publikuar rezultatet e anketës dyjavore të realizuar në kuadër të përgatitjes së Buxhetit për vitin 2026, e cila kishte për

Edhe një kuadër braktis PDSH-në
Arifi: Presim jetësimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit për Luginën
𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚

Komuna e Bujanocit ka publikuar rezultatet e anketës dyjavore të realizuar në kuadër të përgatitjes së Buxhetit për vitin 2026, e cila kishte për qëllim përfshirjen e qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve buxhetore.

Sipas njoftimit zyrtar, anketa është zhvilluar përmes faqes zyrtare të Komunës së Bujanocit, duke u mundësuar qytetarëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente të shprehin mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me drejtimet kryesore të shpenzimeve komunale.

Pyetja drejtuar qytetarëve ka qenë: “Në cilat sfera mendoni se duhet të dedikohet buxheti i Komunës?”

Rezultatet tregojnë se pjesa dërrmuese e të anketuarve e kanë renditur infrastrukturën si prioritetin kryesor, duke theksuar nevojën për investime në përmirësimin e rrugëve, rrjetit komunal dhe shërbimeve bazë.

Në vendin e dytë janë radhitur kërkesat për investime në objektet shkollore dhe përmirësimin e kushteve në arsim, të cilat qytetarët i konsiderojnë thelbësore për zhvillimin afatgjatë të komunës.

Më tej, sipas renditjes së përgjigjeve, vijnë investimet në aktivitetet rinore, të vlerësuara si të rëndësishme për aktivizimin dhe mbështetjen e të rinjve.

Në vendin e katërt janë renditur kërkesat për inovacion, që tregojnë interesim në rritje për projekte moderne dhe ide zhvillimore, ndërsa pas tyre pasojnë kërkesat për mbështetje më të madhe të sportit, si faktor i rëndësishëm për shëndetin dhe jetën aktive të komunitetit.

Nga Komuna e Bujanocit theksojnë se ky proces anketimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve në hartimin e politikave buxhetore, duke dëshmuar angazhimin për qeverisje të hapur dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetin lokal.

COMMENTS