HomePolitikë

Dëgjim në Kongresin Amerikan për Luginën (video)

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka zbardhur detaje për adresimin e çështjes shqiptare në Luginë, me rastim e një dëgjimi kon

Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi
Fronti për Ndryshim: Bujanoci ka hyrë në vitin e dytë të çlirimit politik
Ministri i Mbrojtjes-Vulin nuk paraqitet në gjykatë lidhur me padinë e KKSH-së

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka zbardhur detaje për adresimin e çështjes shqiptare në Luginë, me rastim e një dëgjimi kongresional të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Nënkomitetin për Evropë.

Sipas Mustafit, i cili ka shpërndarë edhe sekuenca vizuale, kryetari i këtij Nënkomiteti, kongresisti Keith Self, e ka bërë të qartë se pasivizimi administrativ dhe diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë nga autoritetet e Serbisë janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik real për destabilizim dhe rihapje të konfliktit në Ballkan, sidomos në dritën e politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Ky qëndrim, siç theksohet, është mbështetur fuqishëm nga dëshmitarët e seancës dhe nga disa anëtarë të Kongresit amerikan, mes tyre:

  • Edward P. Joseph (Johns Hopkins SAIS)
  • Luke Coffey (Hudson Institute)
  • Max Primorac (Heritage Foundation)

Edhe kongresistë të tjerë nga të dyja partitë kanë nënvizuar se politika e jashtme e SHBA-ve duhet të bazohet në standarde të qarta dhe se çështja e Luginës së Preshevës nuk mund të anashkalohet më.

Mustafi e cilëson këtë si një “mbështetje serioze institucionale në Washington”, duke theksuar se puna lobuese dhe diplomatike po vazhdon me partnerët në Washington, New York, Bruksel dhe veçanërisht me përfaqësues amerikanë nga Teksasi që po tregojnë “përkushtim unik për kauzën shqiptare në Luginë”.

Ai shton se diskutimi zyrtar në Kongres është vetëm hapi i parë, ndërsa “frytet konkrete pritet të vijnë në vazhdim”.

Në seancë është theksuar gjithashtu nevoja që Administrata Amerikane të insistojë në njohjen e Kosovës nga Serbia, duke qenë se Kosova mbetet “aleati më i besueshëm i SHBA-ve në Ballkan”.

Sekuenca vizuale nga dëgjimi në kongres në linkun në vazhdim:

https://www.facebook.com/share/v/1AGDUxLZgE

COMMENTS