HomeShoqëri

Komuna e Bujanocit dhuron furgon për transportin e pacientëve me dializë

Komuna e Bujanocit ka bërë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve për pacientët që kryejnë dializë, duke i dhuruar një furgon të ri Sht

Vazhdojnë dënimet për vendosjen e flamurit kombëtar, në shënjestër APN
Arifi: Lajm i mirë për Preshevën, po nisin dy projekte të rëndësishme
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Sanksionet e KB-së forcojnë regjimin e Millosheviqit (pjesa 9)

Komuna e Bujanocit ka bërë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve për pacientët që kryejnë dializë, duke i dhuruar një furgon të ri Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

Automjeti, i cili më parë ishte në pronësi të administratës komunale, do të shërbejë posaçërisht për transportin e pacientëve, duke ua lehtësuar udhëtimin e përditshëm drejt trajtimit. Ky veprim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, duke ofruar kushte më të sigurta dhe më të qeta gjatë rrugës.

Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, theksoi se shëndeti publik mbetet një ndër prioritetet kryesore të punës së tij dhe të administratës komunale. Ai shtoi se çdo kontribut, edhe ai që mund të duket i vogël, ka rëndësi të madhe kur bëhet fjalë për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ky gjest konsiderohet si dëshmi e përkushtimit të komunës për të qenë pranë qytetarëve, veçanërisht atyre që përballen me sfida të rënda shëndetësore.

COMMENTS