HomeNë fokus

Kuvendi Komunal i Bujanocit miraton ribalansin e dytë të buxhetit për vitin 2025

Me shumicë votash, Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar ribalansin e dytë të buxhetit për vitin 2025, duke sjellë ndryshime  në planifikimin fi

Arsiqët në kërkim nga policia
Kuvendi Komunal i Bujanocit diskutoi rreth barnatores, munguan këshilltarët e APN-së
Ramadani: Realizohet synimi  për formimin e paraleleve të reja në E.P. „Gëzimi ynë“

Me shumicë votash, Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar ribalansin e dytë të buxhetit për vitin 2025, duke sjellë ndryshime  në planifikimin financiar të komunës për pjesën e mbetur të vitit.

Sipas vendimit të miratuar, buxheti i përgjithshëm arrin shumën prej 1.743.000.000 dinarësh, që përfshin shumën fillestare prej 1.618.923.040,00 dinarësh si dhe mjetet e bartura nga viti i kaluar në vlerë prej 124.076.960,00 dinarë. Në krahasim me buxhetin e mëparshëm, që ishte 1.515.250.000,00 dinarë, kjo paraqet një rritje prej 227.750.000,00 dinarësh.

Rritja më e madhe në këtë ribalans vjen nga të hyrat nga tatimet, të cilat kanë shënuar një përmirësim të ndjeshëm. Sipas raportit përfundimtar të Departamentit të Administratës Tatimore Lokale, kërkesat nga tatimet kapin vlerën prej rreth 500.000.000,00 dinarësh – shifër kjo që tregon një tendencë pozitive në grumbullimin e të ardhurave lokale.

Ky ribalansim synon të adresojë nevojat prioritare të komunës dhe të sigurojë shpërndarje më efikase të mjeteve publike në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

 

COMMENTS