HomeNë fokus

Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë, takojnë Pajazitin dhe Sinanin

Një delegacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi po qëndron sot në Luginë. Me atë rast ata kanë takuar drejtuesit e dy komunave, kryet

Shpërblehen nxënësit më të mirë
Ku dhe si e pritën Vitin e Ri politikanët e Bujanocit?
Arrihet Marrëveshja për koalicion në Bujanoc ?! Seanca konstituive të premten ( dokument )

Një delegacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi po qëndron sot në Luginë.

Me atë rast ata kanë takuar drejtuesit e dy komunave, kryetarin e Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.

Për rrjedhën e bisedave, janë pronocuar krerët e të dyja komunave.

Postimi i Pajazitit:

Britania e Madhe mbështet Bujanocin me projekte konkrete

Sot kisha një takim shumë miqësor dhe konstruktiv me delegacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd, në përbërje: Jack Watson – Sekretari i dyte politik i Ambasadorit, Stehanie Shillinglaw – Kordinatore e programeve dhe Urosh Mamiq – Kordinator regjional i programeve- Fondi për siguri.

Diskutuam për gjendjen politike në komunën tonë dhe rajon, ku theksova ngecjet e shumta në integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, çështjen e pasivizimit, mospranimin e diplomave dhe aspektet tjera që i përkasin të gjitha etnive.

Përfaqësuesit e Ambasadës shfaqën gatishmërinë e plotë për ta ndihmuar komunën tonë, në veçanti me programet që i përkasin avancimit të të rinjve.

Theksova gatishmërinë e vetqeverisjes lokale për të qenë bashkëpunuese në të gjitha këto projekte si dhe në hartimin e të tjerëve në fusha të ndryshme.

U dakorduam për një kordinim në vazhdimësi ngase Britania e Madhe është mjaft e përkushtuar për rajonin tonë, kurse ne kemi nevojë për mbështetje në kontinuitet.

Postimi i Sinanit:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në kabinetin tim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike 🇬🇧 dhe organizatës Gradjanske Inicijative. Një takim i frytshëm ku diskutuam mbi shumë çështje të rëndësishme për komunitetin tonë dhe të ardhmen e rinisë! 🙌

Në takim morën pjesë:

🔹 Jack Watson – Sekretar i Dytë (Politik)

🔹 Stephanie Shillinglaw – Drejtuese e Programeve

🔹 Uros Mamic – Zyrtar i Programit Rajonal

🔹 Maja Stojanovic – Drejtoreshë Ekzekutive, Nismat Qytetare

Diskutuam për  Programin e Ambasades Britanike, i cili synon të ofrojë mundësi praktike për të rinjtë në institucione që veprojnë në Beograd dhe në ato lokale 🏢. Gjithashtu, i informova për sfidat që përballen të rinjtë tanë:

– Të drejtat e njeriut 🤝

– Lëvizja e lirë 🚶‍♂️

– Papunësia 📉

– Pasivizimi i adresave 📑

– Problemi i njohjes së diplomave nga Kosova 🎓

– Diskriminimi në punësim në institucionet shtetërore 🚫

Përfaqësuesit e Ambasadës Britanike shprehën interes të madh për situatën në Preshevë dhe paralajmëruan vizitën e ardhshme të ambasadorit të Britanisë në komunën tonë! 🎉

Një hap përpara për t’u bashkuar në përpjekjet për një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë dhe për komunitetin e Preshevës! ✨

#Bashkëpunim #Edukimi #Rinia #Presheva

COMMENTS