HomeAktuale

Kamberi: Nuk shprehim mirëkuptim për nxitjen e urrejtjes por nuk duhet të ketë drejtësi selektive, shikoni komentet kundër shqiptarëve

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, e ka konsideruar si lloj presioni ndaj protestës të së hënës arrestimin e një qytetari shqiptar për shkak të një

Asfaltohet një rrugë në Samolicë
Pa kovid çertifikata, mbajtja e maskave vetëm rekomandim
Mustafi: Një dekadë pas Marrëveshjes së Brukselit pa ndonjë të mirë për shqiptarët e Luginës

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, e ka konsideruar si lloj presioni ndaj protestës të së hënës arrestimin e një qytetari shqiptar për shkak të një komenti në faqen e portalit lokal „Bujanovacke“.

Kamberi ka thënë se nuk shprehim mirëkuptim për nxitje të urrejtjes por ka shtuar se drejtësia nuk duhet të jetë selektive.

Deputeti popullor ka marrë si shembull komentet e lexuesve në mediat e Beogradit për të cilat ka thënë se janë përplot urrejtje ndaj shqiptarëve.

Postimi i Kamberit:

Në dritën e paralajmërimit të Protestës “Për Identitet e Dinjitet,” që do të mbahet të hënën, ora 11:00 në sheshin e Bujanocit, po përballemi me një valë të re presioni dhe intimidimi të nga ana e Policisë dhe organeve ligj – zbatuese në Bujanoc e Vranjë.

Siç bëhet e ditur, një qytetarë është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke”për vepër penale “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”.

Rasti i është dorëzuar prokurorisë në Vranjë.

Padyshim nuk duhet shprehur mirëkuptim për nxitjen e dhunës apo urrejtjes, sidomos kur kjo ndodh në një komunë multietnike, siç është Bujanoci, ku edhe ashtu raportet janë të ndërlikuara.

Por, padyshim, që reagimi i jonë i përbashkët kundër dhunës duhet të jetë universal e jo selektiv, sidomos kur kemi të bëjmë me reagimin e organeve të rendit dhe sigurisë që kanë për obligim për trajtim të njëjtë të të gjithë qytetarëve.

Në rrethanat kur në Serbi, për çdo ditë në profilet e çdo mediumi hasim qindra komente antishqiptare. Ku albanofobia është bërë përditshmëri.

Kur në këtë fushatë të shprehjes së urrejtjes antishqiptare marrin pjesë edhe zyrtarë më të lartë shtetërorë siç ishte A.Vulin (dhe rasti i tij në Gjykatën e lartë në Beograd, e cila e liroi nga përgjegjësia nga padia e Këshillit kombëtar shqiptar për “nxitje të urrejtjes antishqiptare”, vendim ky që e legalizoi termin ofendues “shiptari”) arrestimi i një qytetari të zakonshëm, pak ditë para mbajtjes së protestës popullore në Bujanoc, nuk paraqet tjetër veç tentativë për frikësim të atyre që po organizojnë dhe atyre që dojnë të marrin pjesë në këtë protestë.

Këto ditë ky nuk është rasti i vetëm i frikësimit të qytetarëve. Poashtu mësohet se disa qytetarë shqiptarë janë marrë në të ashtuquajturat “biseda informative” për “xhihadizëm”.

Këto raste lënë të dyshojmë se politika zyrtare në Serbi po tenton edhe me këto masa represive të tërhjekë vëmendjen e opinionit të brendshmëm dhe të jashtëm nga protesta legale e legjitime e paralajmëruar për realizimin e të drejtave fundamentale.

Pra, kjo është një përpjekje e hapur për të frenuar reagimin popullor dhe për të heshtur zërin e shqiptarëve. Për të shpërqëndruar vëmendjen dhe për të demonizuar edhe protestën edhe kërkesat tona legjitime, të cilat, Serbia i ka pranuar formalisht me nënshkrimin e tre marrëveshjeve me përfaqësuesit shqiptarë (2001, 2009 dhe 2013)

Pavarësisht këtyre tentativave për frikësim, ne do të jemi të vendosur dhe të palëkundur në përpjekjet tona për të drejta, për barazi e për liri.

Kërkesa për vlerat demokratike, të drejtat tona, lirinë e shprehjes dhe dinjiteti ynë nuk mund të heshten me fushata frikësimi.

COMMENTS