HomeKronikë

Kujdes çfarë po komentoni në Facebook, ju pret burgu

Shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se çdo fjalë e cila thuhet apo shkruhet në publik i nënshtrohet sanksionimit ligjor e për pasojë mund të ketë

Musliu takon ministren e arsimit të Shqipërisë
Shqiprim Arifi: Lugina të jetë çështje e Komunitetit Ndërkombëtar
Shembulli i një përfaqësuesi të popullit

Shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se çdo fjalë e cila thuhet apo shkruhet në publik i nënshtrohet sanksionimit ligjor e për pasojë mund të ketë edhe burgun.

Në këtë rrafsh, ka të tillë që shfrenojnë gjuhën e tyre duke paraqitur kërcënime ndaj individëve tjerë, cenojnë privatësinë e ndokujt, sistemin dhe rendin kushtetues të një shteti të caktuar, proklamojnë terrorizmin, nxisin urrejtje të ndryshme, etj.

Veçanërisht njerëzit, ndoshta edhe pa vetëdije, këto i shfaqin përmes rrjeteve sociale duke menduar se bëhet fjalë për platforma private dhe të mbyllura.

Së fundmi, një pakujdesi i ka kushtuar me arrestim S.L. nga Bujanoci, për dyshimin se ka kryer veprën penale Nxitje e urrejtjes kombëtare, racore, fetare dhe intolerancës.

S.L. akuzohet se më 8 gusht në tekstin e portalit „Bujanovaçke“ “Studentët thërrasin në protestë të shqiptarëve në Bujanoc”, ka shkruar komentin “Vetëm arma UÇK-ës e zgjidh problemin në Bujanoc, çfarë protesta, çfarë bakraçi”.
„Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë ka urdhëruar policët e Stacionit Policor të Bujanocit që ta ndalojnë deri në 48 orë, S.L. nga Bujanoci, për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe intolerancës sipas nenit 317.paragrafi 1. të LP.
Personi do të sillet me kallëzim penal më 9 gusht para prokurorit publik në në Vranjë”, kanë konfirmuar për Bujanovaçke nga kjo instancë.

COMMENTS