HomeShoqëri

„Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”, monografi shkencore nga Fejzi Beqiri

Fejzi Beqiri nga Samolica e Bujanocit, i cili mbanë titullin e profesorit dhe doktorit të shkencave juridike ka botuar sot në Prishtinë monografin

Sa u vlerësuan dëmet nga vërshimet dhe sa para u ndanë për të dëmtuarit?
KRYETARI I GJILANIT PRET NË TAKIM KRYETARËT E BUJANOCIT, PRESHEVËS DHE LIKOVËS
Kamberi: Edhe një hap drejt internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës

Fejzi Beqiri nga Samolica e Bujanocit, i cili mbanë titullin e profesorit dhe doktorit të shkencave juridike ka botuar sot në Prishtinë monografinë shkencore me titull „ Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”.

Vet Beqiri pohon se kjo vepër ka parë dritën pas një pune disa vjeçare shkencore, ndërsa i referohet analizës së trafikimit me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar, në aspektin social, juridik, kriminologjik, politik, me qëllim të shpjegimit shkencor të kësaj dukurie  negative dhe të rrezikshme shoqërore.

Beqiri sqarin se nga ky këndvështrim, studimi është fokusuar  në zgjidhjet ligjore krahasuese të vendeve fqinje.

Nderkohë, për angazhimin, sugjerimet dhe vërejtjet, autori i ka shprehur mirënjohje dhe ka falënderuar, recensentët: Prof.Dr. Sc. Mirvete Zogjani-Uka dhe Prof. Asoc.Dr. Safet Krasniqi.

Nga ana tjetër recensetja, Prof.Dr. Sc. Mirvete Zogjani-Uka, përmes një postimi në Facebook është shprehur e lumtur për daljen nga shtypi të kësaj monografie shkencore.

“Trafikimi me organe njerëzore si formë e krimit të organizuar”, është libër  me interes jo vetëm për studentët e drejtësisë por edhe për prokurorë, gjyqtarë e avokat“, është shprehur prof, Uka.

„Prof.dr. Fejzi Beqiri ju falemnderit për besimin e dhënë. Kam punuar me kënaqësi, e mezi pres ta kem në duar librin, tash si lexuese.

Prof. Asoc.Dr.Sc. Safet Krasniqi, ju falemnderit për bashkëpunimin“, është shprehur ndër të tjerat recensentja Uka.

COMMENTS