HomeNë fokus

35 vjet më parë shqiptarët në ish Jugosllavi refuzuan të hapin „Frontin jugor“ të luftës: Lugina prezantohej nga Rexhep Hasani

Në Stubičke Toplice të Kroacisë, më 19 dhe 20 janar të vitit 1991 është mbajtur një takim i përbashkët i drejtuesve të subjekteve politike shqipta

“ Komandanti e “ kallke “ Tërnocin, neve na u kalbshin patlixhonat “
Shënohet 24 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së (foto)
Vuçiq në konsultime me përfaqësuesit e KSHL-së

Në Stubičke Toplice të Kroacisë, më 19 dhe 20 janar të vitit 1991 është mbajtur një takim i përbashkët i drejtuesve të subjekteve politike shqiptare që vepronin në hapësirat e ish-Jugosllavisë, me qëllim shkëmbimin e qëndrimeve dhe koordinimin politik lidhur me zhvillimet e mëdha rajonale të asaj kohe.

Përveç çështjeve politike dhe institucionale, në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e përfshirjes së shqiptarëve në luftë, përmes hapjes së një të ashtuquajturi front jugor. Sipas mendimeve dhe dëshmive që qarkullojnë, kjo ofertë supozohet se kishte ardhur nga presidenti i atëhershëm i Kroacisë, Franjo Tuđman.

Megjithatë, përfaqësuesit shqiptarë e refuzuan këtë ofertë, duke vlerësuar se përfshirja e shqiptarëve në atë fazë do të kishte pasoja të rënda dhe se, në rast të shpërthimit të luftës, shqiptarët e ish-Jugosllavisë do të pësonin më së shumti, madje më shumë se popujt e tjerë si sllovenët, kroatët apo boshnjakët.

 

U theksua se ky qëndrim ishte rezultat i një lidershipi politik të matur dhe largpamës shqiptar, i cili arriti të evitojë përfshirjen në luftë në rrethana kur konteksti ndërkombëtar ishte ende i pafavorshëm për çështjen shqiptare.

Sipas këtyre vlerësimeve, lufta erdhi më vonë, në vitin 1998, në rrethana krejtësisht të ndryshme, kur bota demokratike tashmë kishte ndryshuar qasje ndaj shqiptarëve, duke krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrje dhe mbështetje ndërkombëtare.

Takimi në Stubičke Toplice mbetet i rëndësishëm si shembull i vendimmarrjes politike shqiptare në momente kyçe historike, ku u zgjodh shmangia e konfliktit të parakohshëm në favor të mbijetesës dhe perspektivës afatgjatë të shqiptarëve në rajon.

Sipas dokumenteve të kohës, Lugina në këtë takim ishte përfaqësuar nga Rexhep Hasani, njëri ndër themeluesit e PVD-së i cili më vonë humbi jetën tragjikisht.

Bashkëpunëtori ngushtë i presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka zbardhur listën e pjesëmarrësve në këtë takim.

Postimi i Merovcit:

FAKTE!

Sot, 35 vite më parë më 19 dhe 20 Janar 1991, në Stubiçke Toplice në Kroaci u mbajtë takimi më i madhë ndërshqiptar nga trevat e ish-Jugosllavisë. Takimi i inicuar nga Dr. Tomë BERISHA mblodhi rreth 40 pjesëmarrës duke përfshi figuat si: Ibrahim RUGOVA, Kryetar i LDK-së; Dr. Tom BERISHA, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci; Veton SURROI, Kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës; Ali ALIU, Anëtar i Kryesisë së LDK-së; Lazër KRASNIQI, Kryetar i Partisë Demokristiane të Kosovës; Mahmut BAKALLI, Analist Politik i Pavarur; Burhan KAVAJA, BSPK-ja; Ton MARKU, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Kroaci; Muharrem NEXHIPI, Partia për Prosperitet Demokratik në Maqedoni; Zef MARKU, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Kroaci; Mehmet KRAJA, Anëtar i Kryesisë së LDK-së; Gafur KISERI, Delegat i Kuvendit të Kosovës; Muharrem SHABANI, Delegat i Kuvendit të Kosovës; Skënder SKËNDERI, Delegat i Kuvendit të Kosovës; Sabri HASHANI, Delegat i Kuvendit të Kosovës; Iljaz RAMAJLI, Kryetar i Kuvendit të Kosovës; Bujar GJURGJEALA, Delegat i Kuvendit të Kosovës; Halit MUHARREMI, Sekretar i Kuvendit të Kosovës; Nijazi HOXHA, Delegat i Kuvendit të Kosovës; Hysen RAMADANI, Këshilltar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Maqedonisë; Sami IBRAHIMI, Nënkryetar i Partia për Prosperitet Demokratik në Maqedoni; Hifzi ISLAMI, Kryetar i Partisë Fshatare të Kosovës; Shukri IBRAHIMI, Partia për Prosperitet Demokratik të Maqedonisë; Fehmi AGANI, Anëtar i Kryesisë së LDK-së; Rexhep HASANI, Partia e Veprimit Demokratik; Isak RAMADANI, Partia për Prosperitetit Demokratik të Maqedonisë; Nikollë CAMAJ, Lidhja Demokratike e Malit të Zi; Lekë LULGJURAJ, Lidhja Demokratike e Malit të Zi; Fran BERISHA, Lidhje Demokratike e Malit të Zi; Xhezair MIFTARI, Lëvizja Shqiptare; Harun MINIRI, Ilaz HALIMI, Partia Popullore Demokratike në Maqedoni: Hakif HAMITI, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve të Kroacisë; Kadri HAMITI, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve të Kroacisë; Ismet SALIU, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve të Kroacisë, etj.

Diskutimet, debatet dhe konkluzat fjalë për fjalë nga ky takim i rëndësishëm së shpejti në KTV – Kohavision në emisionin FAKTE!

COMMENTS