HomePolitikë

Visar Memeti emërohet në një pozitë ndërkombëtare, ja për cilën bëhet fjalë

Kuvendi i Serbisë ka miratuar sot përbërjen e delegacioneve të përhershme në institucionet parlamentare ndërkombëtare, duke përmbyllur procesin e

Së shpejti shpërndahen mjetet për biznese, bujqësi, studentë, sport….
Shërbimi i zjarrëfikësve: Zjarri në Corroticë ende nuk është lokalizuar, ekipet janë akoma në terren
Arti edhe në Bujanoc pjesë e pandashme për fëmijët(foto/video)  

Kuvendi i Serbisë ka miratuar sot përbërjen e delegacioneve të përhershme në institucionet parlamentare ndërkombëtare, duke përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së 15-të, shkruan FOLonline.

Në mesin e deputetëve të përzgjedhur për të përfaqësuar parlamentin serb në institucionet ndërkombëtare është edhe deputeti shqiptar nga Lugina, Visar Memeti.

Memeti është zgjedhur zëvendësanëtar i delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Kjo organizatë ndërparlamentare, e themeluar në vitin 2014, mbështetet nga Sekretariati Rajonal për Bashkëpunim Parlamentar, me seli në Sofje të Bullgarisë, dhe përfshin 13 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Asambleja ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal, dialogut politik, stabilitetit dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.

Përfshirja e Memetit në këtë delegacion krijon një mundësi shtesë për artikulimin e çështjeve dhe interesave të shqiptarëve të Luginës në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, sipas listave të publikuara, deputeti tjetër shqiptar, Shaip Kamberi, nuk figuron në përbërjen e delegacioneve të përhershme parlamentare ndërkombëtare.

Në seancën e sotme, Kuvendi i Serbisë ka miratuar gjithashtu përbërjen e delegacioneve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të OSBE-së, të NATO-s dhe në institucione të tjera ndërparlamentare.

/FOLonline/

COMMENTS