HomeNë fokus

Të martën seanca e Kuvendit Komunal

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka konvokuar seancën e gjashtë të këtij organi, e cila do të mbahet të martën, më 1 dhje

Tetë persona të arrestuar dhe 333 kilogram drogë të sekuestruara
MUSTAFI:PUNËTORËT SHQIPTARË – SHËNJESTRA E DISKRIMINIMIT SHTETËROR
Çfarë nuk do të punojë gjatë vikendit?

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka konvokuar seancën e gjashtë të këtij organi, e cila do të mbahet të martën, më 1 dhjetor, me fillim në orën 10:00.

Në rendin e propozuar të ditës janë paraparë gjithsej 11 pika, ndër të cilat më të rëndësishmet janë miratimi i buxhetit të komunës për vitin 2027, përcaktimi i taksave komunale lokale dhe zgjedhja e Ombudsmanit lokal.

Siç ka raportuar FOLonline, Këshilli Komunal ditë më parë ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 1 miliard e 255 milionë e 350 mijë dinarësh, rreth 200 milionë dinarë më pak se buxheti i këtij viti.

Në propozim-buxhet nuk janë përfshirë mjetet për pagesën e të angazhuarve me punë të përkohshme, e as mjetet që ndahen përmes Trupit Koordinues. Mbi 51 për qind e buxhetit është paraparë për paga, ndërsa mbi 40 milionë dinarë për kompensimet që rrjedhin nga kontestet e humbura gjyqësore.

Në seancën e së martës, këshilltarët komunalë do të shqyrtojnë gjithashtu verifikimin e një mandati, planin kadrovik të komunës për vitin 2027, si dhe propozim-vendimin për shërbimet e pastrimit të oxhaqeve.

Në rend dite është edhe autorizimi i kryetarit të komunës për nënshkrimin e kontratës për konvertimin e kërkesave financiare të Komunës së Bujanocit në kontribut të përhershëm në kapitalin e kompanisë “YUMCO” në Vranjë.

Këshilltarët do të shqyrtojnë edhe raportin vjetor të punës dhe raportin financiar të institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, programin e punës dhe planin financiar të këtij institucioni, si dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkollor të shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç.

Rendi përfundimtar i ditës do të përcaktohet në fillim të seancës./FOLonline/

COMMENTS