HomePolitikë

14 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike 

Sot mbushen 14 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike me seli në komunën e Bujanocit. Me këtë rast, kryetari i saj, Nagip Arifi, përmes një dekl

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Bujanoc
Dita e dytë e shpërndarjes së librave: Destinacioni „ M. Kadriu dhe N.Frashëri „
Pajaziti prezanton anketên mbi buxhetin: Qytetarêt mê tepêr orientohen pêr infrastrukturê

Sot mbushen 14 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike me seli në komunën e Bujanocit. Me këtë rast, kryetari i saj, Nagip Arifi, përmes një deklarate është ndalur në rrugëtimin e këtij subjekti që nga dita e themelimit e deri më sot.

“Më 2 Korrik 2011, në një sallë të mbushur me entuziazëm, pas takimeve të gjata e konsultimeve të gjera me qytetarë, intelektualë, të rinj e aktivistë, vendosëm të ndërmarrim një hap të guximshëm: të krijojmë një parti që do të reflektonte zërin e ndryshimit dhe të shpresës për komunën tonë”, thuhet në deklaratë.

Sipas tij, formimi i partisë është bërë pas konsultimeve me grupe të ndryshme dhe me qëllim që të promovohej përfaqësimi dhe angazhimi institucional në nivel lokal.

Në deklaratë përmendet se Partia Demokratike gjatë funksionimit të saj ka marrë pjesë në jetën politike dhe institucionale të komunës së Bujanocit, duke përfshirë përfaqësimin në Kuvendin Komunal dhe në qeverisjen lokale.

“Gjatë qeverisjes me ekzekutivin në mandatin e parë 2012–2016 realizuam projekte si: rruga Tërnoc – Breznicë, ndërtimi i objektit të fakultetit ekonomik, rregullimi i shtratit të lumit në Tërnoc, renovimi i sheshit të qytetit e të tjera, kurse gjatë mandatit 2020–2024, edhe pse në kohë pandemie, janë realizuar punime në infrastrukturë, si dhe përkrahje për bujqit, afaristët dhe studentët”, është theksuar më tej.

Po ashtu, janë përmendur projektet e asfaltimit në rrugën Muhoc – Zarbincë dhe Bilaç – Raincë, si dhe rregullimi i trotuarit në rrugën qarkore Tërnoc – Gjilan.

Arifi gjithashtu ka folur për sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në komunë, duke përfshirë papunësinë, emigrimin dhe mungesën e investimeve, dhe ka theksuar nevojën për bashkëpunim dhe organizim.

Në fund të deklaratës, ai ka shprehur falënderim për të gjithë ata që, siç thuhet, kanë kontribuar në ngritjen dhe funksionimin e partisë gjatë viteve.

“Ju ftoj të gjithëve që ta shohim këtë datë si një moment reflektimi dhe mobilizimi për të ardhmen”, përmbyllet deklarata.

 

COMMENTS