HomePolitikë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar lidhur me aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për arrestimin e personave që dys

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Tubimi i serbëve në Gazimestan më 1989 (Pjesa 6)  
Kamberi dorëzon propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e tê drejtave të pakicave
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Kriza zhvendoset në Zonën e Sigurisë Tokësore (pjesa 22)

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar lidhur me aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për arrestimin e personave që dyshohen për manipulim të votave në zgjedhjet e fundit.

Përmes një postimi publik, Pajaziti ka lënë të kuptohet se e përkrah plotësisht veprimin e organeve të drejtësisë në Kosovë, duke e vlerësuar atë si një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e vullnetit të lirë të qytetarëve dhe integritetit të procesit zgjedhor.

“Sikur Lugina ta kishte një prokuror si Petrit Kryeziu, shumë hajna të votave sot nuk do të shisnin moral politik, sepse do të ishin prapa grilave”, ka shkruar Pajaziti.

Ai ka vendosur këtë zhvillim në Kosovë në një paralele të drejtpërdrejtë me proceset zgjedhore në Luginën e Preshevës, duke lënë të nënkuptohet se edhe këtu ka pasur dyshime serioze për manipulime zgjedhore, por që deri më tani nuk janë trajtuar me vendosmëri nga organet kompetente.

Sipas Pajazitit, mungesa e vullnetit institucional për të hetuar dhe ndëshkuar shkeljet zgjedhore në Luginë ka krijuar një klimë pandëshkueshmërie, ku individë të caktuar vazhdojnë të flasin për moral politik, ndonëse dyshohen për deformim të vullnetit qytetar.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur në Kosovë drejtësia po jep sinjale të qarta se manipulimi i votës nuk do të tolerohet, ndërsa në Luginë vazhdon të kërkohet një qasje më serioze dhe e pavarur ndaj zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit.

COMMENTS