HomeShoqëri

𝐒𝐡𝐨𝐬𝐡𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐨𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭𝐚

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani,  bashkë me drejtorin e Qendrës Sociale, Sefedin Sadikun, kanê vizituar objektin e ri të Entit parashkollor "

Ndërron jetë profesori Hasan Mustafa
Shpërndahen pakot për nxënësit me nevoja të veçanta, paralajmërojen dhuratat jubilare për mësimëdhënësit
Mustafi: Alarmet për bomba janë akte të tmerrshme

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani,  bashkë me drejtorin e Qendrës Sociale, Sefedin Sadikun, kanê vizituar objektin e ri të Entit parashkollor “8 marsi” në Shoshajë të Poshtme.

“Me shumë kënaqësi ju njoftoj se kati i parë i këtij objekti do të jetë i dedikuar ekskluzivisht për fëmijët me nevoja të veçanta, duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës për zhvillimin e tyre”, u shpreh Sinani në Facebook.

“Gjithashtu, për t’i ofruar fëmijëve një eksperiencë sa më të pasur, do të ndërtojmë një fushë rekreative pranë këtij objekti, e cila do të shtrihet buzë pishave dhe natyrës së bukur të Shoshajës së Poshtme” , ka vazhduar kryetarja e Preshevës.

“Në mandatin tim në vitin 2021, përfunduan punimet për shtrimin e rrugës që lidh vendbanimet e Shoshajës së Poshtme me këtë objekt, dhe tash ky vend po merr formën e një hapësire multifunksionale që do të shërbejë si për Entin Parashkollor ashtu edhe për Bashkësinë Lokale”, tha Sianani.

“Sot, teksa vizitova objektin, pashë se mbetet vetëm kyçja në rrjetin elektrik për të përmbyllur këtë projekt të rëndësishëm. Jam jashtëzakonisht e lumtur që po realizojmë atë që kemi premtuar dhe që po përmirësojmë kushtet për fëmijët tanë.

Kjo pjesë e shoqërisë sonë meriton vëmendjen dhe përkushtimin tonë të plotë, dhe unë personalisht do të ofroj mbështetje të pakushtëzuar për këta fëmijë, të cilët meritojnë më shumë nga të gjithë ne.

Ky është vetëm fillimi i ndryshimeve pozitive që do të vazhdojnë të vijnë për komunitetin tonë”, thuhet në postimin e kryetares Sinani në Facebook.

COMMENTS