HomeNë fokus

Zv/Ambasadori i Zvicrës në Bujanoc

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim zyrtar zëvendësambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Beograd, Miguel

“Bletat nuk njohin kufinj” në Bujanoc
Pjesmarrje për përfaqësim dinjitoz
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për mbështetjen e “Valley Film Festival” në Bujanoc

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim zyrtar zëvendësambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Beograd, Miguel La Plante, i shoqëruar nga përfaqësues të UNHCR-së.

Gjatë takimit është diskutuar për projektet e përbashkëta që aktualisht janë duke u realizuar në komunën e Bujanocit, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme. Pajaziti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Konfederata Zvicerane ka dhënë ndër vite për komunën, përmes projekteve të ndryshme që kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin lokal.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer gjithashtu ide dhe propozime konkrete për iniciativa të reja, me fokus në zhvillimin ekonomik e social, përfshirjen e grupeve të ndryshme shoqërore dhe avancimin e shërbimeve për qytetarët.

Në kuadër të vizitës, u theksua edhe angazhimi i Komunës së Bujanocit në promovimin e integrimit dhe bashkëjetesës, duke rikujtuar organizimin e një ndeshjeje miqësore futbolli ndërmjet migrantëve dhe klubit lokal BSK, si një aktivitet që ka promovuar mirëkuptimin dhe solidaritetin.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe gatishmërisë për vazhdimin e partneritetit me institucionet zvicerane dhe organizatat ndërkombëtare, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të Komunës së Bujanocit.

COMMENTS