HomeAktuale

Zgjedhja e gjyqtareve të reja në Bujanoc, Kamberi: Diskriminim ndaj pakicave

Zgjedhjen e dy gjyqtareve të reja në Bujanoc, deputeti Shaip Kamberi e ka cilësuar si shkelje të të drejtave të pakicave. Kamberi thekson se pê

Treshja LPD, PD dhe PVD, kanë një ofertë për FPN-në: Po bëhemi bashkë në koalicion
Preshevari Shpejtim Arifi trajner i kampionit U15 në futboll në Iran dhe komentator TV Show futbolli
KKSH dhe “Mjekët e Luginës” për hapjen e spitalit

Zgjedhjen e dy gjyqtareve të reja në Bujanoc, deputeti Shaip Kamberi e ka cilësuar si shkelje të të drejtave të pakicave.

Kamberi thekson se pêr këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe nga organizmat ndërkombëtar.

Postimi i Kamberit:

Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare.

Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE poashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë.

Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh.

#PakicatDuhetTëReprezentohen barabartësisht në institucionet shtetërore.

COMMENTS