HomeNë fokus

Zbulohet pllaka përkujtimore për prof. Ibrahim Kadriun

Sot është bërë shpalosja e pllakës përkujtimore të prof. Ibrahim Kadriut, ish kryetar i Kuvendit të Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992. Kryeta

Drejtuesit e deridjeshëm të Bujanocit me postime për mandatin e kaluar
Takimi,Sinani-Lutfiu: Bashkëkoordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm
Si raportuan mediat tjera për rastin e kërcënimeve ndaj redaktorit të FOLonline

Sot është bërë shpalosja e pllakës përkujtimore të prof. Ibrahim Kadriut, ish kryetar i Kuvendit të Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992.

Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, theksoi se kjo pllakë ka një domethënie të veçantë për kujtesën kolektive.

“Kjo pllakë nuk është vetëm një shenjë mbi vendin e prehjes së tij, por një simbol i një jete të tërë të vënë në shërbim të popullit dhe çështjes kombëtare”, u shpreh Rexhepi.

Ai vlerësoi lart figurën e Ibrahim Kadriut, duke e cilësuar si një nga njerëzit që morën përgjegjësi në momente kyçe historike.

“Ibrahim Kadriu ishte ndër ata burra që, në kohë të vështira, morën përgjegjësi dhe qëndruan në ballë të proceseve historike, duke i dhënë zë vullnetit dhe aspiratës së shqiptarëve”, tha ai.

Sipas Rexhepit, ky akt përbën jo vetëm një kujtesë për të kaluarën, por edhe një mesazh për të ardhmen.

“Shpalosja e kësaj pllake sot është një akt kujtese dhe mirënjohjeje, por edhe një thirrje për ne që të mos harrojmë rrugën që është ndërtuar me sakrificë”, theksoi ai.

Në fund, ai nënvizoi se trashëgimia e figurave të tilla mbetet obligim për brezat.

“Trashëgimia e tij na obligon që të vazhdojmë me përkushtim në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit tonë”, përfundoi Rexhepi.

COMMENTS