HomeSport

Vizitë e veçantë në Bujanoc: Kryetari Pajaziti pret Presidentin e FSHF-së Armand Duka

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim të veçantë Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand D

Nagip Tashi i gatshëm për ekspozitën e nesërme
Nga e hëna një kafe 90 dinarë?
KUMTESË E PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim të veçantë Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, i cili ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Sh.T. Bardhyl Canaj.

Gjatë këtij takimi miqësor, kryetari Pajaziti ka përshëndetur mbështetjen e dhënë nga FSHF për organizimin e turneut të futbollit për fëmijë në Luginën e Preshevës – një iniciativë që, siç u vlerësua, jo vetëm promovon sportin, por edhe forcon lidhjet mes të rinjve përmes futbollit.

“Kjo është vetëm një nismë e parë. Besoj se në të ardhmen do të kemi bashkëpunime edhe më të mëdha dhe më të qëndrueshme me Federatën Shqiptare të Futbollit,” theksoi Pajaziti.

Ai ka shprehur mirënjohjen për politikat gjithëpërfshirëse të FSHF-së që angazhojnë futbollistë nga të gjitha trojet shqiptare, duke përfshirë edhe Luginën. Pajaziti ka ndarë me Presidentin Duka dashurinë dhe përkushtimin e tifozëve të Luginës për Kombëtaren Shqiptare, një emocion që, sipas tij, ndihet çdo herë që ekipi kuqezi zbret në fushë.

Kryetari Pajaziti e ka informuar gjithashtu kreun e FSHF-së për potencialin e madh të të rinjve në rajon, duke shprehur besimin se shumë prej tyre mund të ndjekin shembullin e lojtarëve të suksesshëm si Berat Gjimshiti dhe të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në të ardhmen.

Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata simbolike në shenjë respekti dhe vlerësimi për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e sportit në Luginën e Preshevës.

COMMENTS