HomeAktuale

Vizitë e kryetarit të Likovës në Bujanoc

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut, Erkan Arifi, të cil

Kush janë drejtorët e rinj të organizatave publike në Bujanoc?
APN: SKANDAL : Kryetarja jo legjitime e Komunes se Presheves – presion projektuesit per ndrrimin e pllakave te trotuarit
Zgjerohet rruga Tërnoc-Turi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut, Erkan Arifi, të cilin e uroi për rizgjedhjen në këtë detyrë pas zgjedhjeve të fundit lokale në shtetin fqinj.

Gjatë takimit, dy kryetarët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkomunal, me fokus në projektet e përbashkëta dhe mundësitë që ofrojnë fondet e Bashkimit Europian. Ata u dakorduan të ndërmarrin iniciativa të reja në kuadër të konkurseve të ardhshme të BE-së, me synim zhvillimin e përbashkët lokal.

Palët theksuan edhe rëndësinë e forcimit të shkëmbimeve kulturore dhe bashkëpunimit rinor mes komunave, duke marrë parasysh lidhjet e forta familjare dhe miqësore që ekzistojnë mes banorëve të dy anëve të kufirit.

Kryetari Pajaziti theksoi se bashkëpunimi i tillë është i domosdoshëm për projekte që sjellin zhvillim dhe afrim të komuniteteve.


COMMENTS