HomeAktuale

Pajaziti uron kryetarët e sapozgjedhur të komunave në Kosovë

Në përfundim të zgjedhjeve lokale në Kosovë, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka përcjellë përgëzimet e tij më të sinqerta për kry

KSHL merr pjesë në rivotim më 27 maj, kërkohet pjesëmarrje masive
Unioni Demokratik Shqiptar pjesë e Listës “Alternativa Demokratike Shqiptare “
Përmbyllet manifestimi “Ditët e Jonuz Musliut” (video)

Në përfundim të zgjedhjeve lokale në Kosovë, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka përcjellë përgëzimet e tij më të sinqerta për kryetarët e sapozgjedhur të komunave, si ata që fituan në balotazh, ashtu edhe ata të zgjedhur në raundin e parë.

Ai ka lavdëruar organizimin shembullor të zgjedhjeve, ka përgëzuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe ka shprehur mirënjohje për qytetarët për kulturën e lartë demokratike që treguan gjatë votimit.

Kryetari Pajaziti ka theksuar gjithashtu shpresën për ndërtimin e një bashkëpunimi të frytshëm dhe partneriteti të ngushtë me Bujanocin, me qëllim forcimin e marrëdhënieve dhe realizimin e projekteve që i shërbejnë komuniteteve të dy anëve të kufirit.

“Urime dhe suksese të mëtejshme në mandatet tuaja!”, – ka përfunduar Pajaziti.

COMMENTS